Aktualitet

Rama kthen ‘shpifjen’ në kodin penal: Burg 3 vjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 11/11/15 |
b.f

TIRANE- Tre vjet pasi Berisha e hoqi shpifjen nga Kodi Penal, Rama e rikthen atë duke parashikuar burg deri në tre 3 vite për gazetarët dhe politikanët që shpallen fajtor për këtë vepër penale.

Tre vite më parë Rama si lideri i opozitës e dha dakordësinë për ta hequr shpifjen nga Kodi Penal. Sot Kryeministër Edi Rama e kthen këtë ligj kaq të debatuar.

Kujtojmë se Kryeministri ka paditur për shpifje në Gjykatën e Lartë, dy prej drejtuesve të lartë të opozitës, Edi Palokën dhe Arben Ristanin. Dhe është në proces gjyqësor me ta në G.Lartë

Ndryshimet ligjore që parashikohen nga Qeveria janë dënim nga gjobë deri në tre vjet burg për çdokënd që do të gjendet në faj nga drejtësia.  Në fakt ai e paralajmëroi që dje këtë kur tha se “media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”.

 

KOMENTO (5)

Shkruaj nje koment

  1. Sa mire ia paska bere.Kush te shpife te perballet me ligjin s’behet politike me thashetheme siç bejne keta sot.Ke fakte,fol,ngrej akuza e çoi ne prokurori .U beme si shtet thashethemnaje per te te ardhur turp.

Pas