Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Kriza energjetike na pret, BE të mos përsërisë turpin e pandemisë

2022/09/02 at 1:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Kriza energjetike na pret, BE të mos përsërisë turpin e pandemisë

Ka nisur konferenca për mediat e tre liderëve të Ballkanit, kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u ndal te kriza energjetike dhe i bëri thirrje BE të ndihmojë Ballkanin duke mos bërë të njëjtin gabim siç bëri me vaksinat gjatë pandemisë.

“Ky dimër ka gjasë të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Ndërkohë edhe në vende si Britania, Franca, Gjermania po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë elektrike. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 22:00 në rrugë, vitrina të dyqaneve, që do thotë mbyllje të çdo aktiviteti, restorantesh, baresh, klubesh për të kursyer energji. Ndërkohë kemi diskutuar çfarë po na kushton mosçuarja e kësaj krize mbi shpatullat e qytetarvë. Kjo është një nga marrëveshjet që kemi bërë sot, është konkrete për të marrë hapa konkretë. Në Shqipëri kemi marrë një vendim për të mos e prekur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël dhe sot vazhdojmë kemi të njëjtin çmim siç kemi pasur përpara se të shfaqej kriza. Por kjo do të thotë qindra miliona Euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimin, koston. Këtu çështja është sa gjatë do vazhdojë kjo histori. Mund të kesh edhe paratë por mund të mos kesh energjinë për ta blerë. Përfitoj nga rasti që t’ja drejtoj përsëri BE apelin që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë.

Vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve, mjekëve e të tjerëve me radhë me vaksinim, sepse BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Ja ku jemi sot, BE është mbledhur dhe po flet për të mbështetur vendet me ekstra fonde për të përballuar këtë çmenduri. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre por kanë dhe buxhetin e tyre të BE. Ne do ju drejtohemi dhe me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, të tre së bashku, për t’i kërkuar të njëjtën gjë për ne, një mbështetje financiare ekstra përveç mbështetjes tonë buxhetore. Parashikimet që ne kemi ndarë për shpenzimet janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë. Për Shqipërinë kjo do të thotë afro gjysmë miliardi Euro që do shkojë për të mbajtur sistemin, për të vazhduar furnizimin me energji. Shpresojmë që të na dëgjojnë dhe të mund të jemi dhe ne pjesë e ndarjes së kësaj përgjegjësie”-tha Rama.

Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
Meta thirrje Kuvendit: Të verifikohet shëndeti mendor i Ramës, mund të shkaktojë …

Meta thirrje Kuvendit: Të verifikohet shëndeti mendor i Ramës, mund të shkaktojë ...

Vuçiç: Dimër i vështirë po vjen, i kërkojmë BE-së të na ndihmojë

Meta: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë, e dimë guximin e lepurushit Edi Rama

Meta: Do t’i shkulim dhëmbë e dhëmballë, e dimë guximin e lepurushit Edi Rama

TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com