Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

2019/10/28 at 12:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

Gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, kryeministri Rama u tregua i ashpër ndaj Bashkimit Europian për “mos vendimin” sic e quajti ai në lidhje me negociatat.


Rama tha se BE i dha një goditje besueshmërisë së tij në rajon pasi ka treguar mungesë kohezioni dhe kapaciteti për të mbajtur fjalën.

“Bashkimi Europian me vendimin e marrë apo mosvendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dha një goditje besueshmërisë së vet. Do të jetë e vështirë për të dyja palët në procesin e dialogut që të besojnë në mundësinë e incentivave që mund të deklarohen por mund të mos mbahen. Po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës kemi një nga shembujt më flagrantë të mungesës së kapacitetit  për të mbajtur fjalën. Nuk duhet të harrojmë që nuk është një shtet por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe mjafton që një shtet të kundërvihet dhe të gjitha shtetet në tërësi vihen në vështirësi.

E kam fjalën tek kushtëzimi absurd, por që mor në konsideratë, për liberalizimin e vizave me Kosovën pas kryerjes së marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Është një rast unikal dhe ndërkohë që nga viti viti 2014 Be ka liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz të cilët jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash apo nuk janë në perspektivën e negociatave marrja peng në këtë farë feje e 2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, deri në pikën e transformimit të një vendi të çliruar nga fuqitë e vendeve evropiane në aleancë me SHBA, tejkalon kufirin e çdo absurdi. Është një pengmarrje që reflekton mungesë kohezioni dhe kapaciteti për të vepruar në mënyrë të unifikuar dhe rënien e gjithë familjes evropiane në grackën e një vendi që për arsye të ndryshme imponon mos konsensusin” tha Rama.

Megjithatë kryeministri deklaroi se reformat ne nuk i bëjmë se na i kërkojnë por sepse i shërbejnë perspektivës evropiane të Shqipërisë duke nënvizuar se qëllimi drejt BE-së mbetet i njejtë.

“Ajo që mbetet e pa lëvizshme është se shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë përveç se të ecin në rrugën e vetme që ka piketuar historia jonë dhe është trashëguar si amanet në vetëdijen e kombit tonë, rruga drejt perëndimit, drejt BE në aleancë me Shtetet e Bashkuara. Nuk i bëjmë reformat as për SHBA as për BE. Nuk i shikojmë këto ndryshime të domosdoshme sepse na kërkohet nga ata por sepse e kërkon destinacioni ynë historik. Krijimi i një hapësirë shqiptare, i një shteti modern funksional. Mungesa e një vendimi pozitiv për Shqipërinë ka goditur psikologjikisht të gjithë pasi Poja lidhet me  një burim energjie për të çuar para reformat por nuk ka ndryshuar gjë sepse të njëjtat gjera që do të bënte Shqipëria edhe po të merrte ponë do ti bëjë” deklaroi kryeministri Rama. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Para
U dënua për shpërdorim detyre, Saimir Tahiri ankimon vendimin

Zbardhet vendimi për Tahirin, pse u dënua vetëm për shpërdorim detyre

Foto/ Aktori i njohur martohet në fshehtësi në plotë

Foto/ Aktori i njohur martohet në fshehtësi në plotë

Arrestimi i autorëve të grabitjes së Kamzës, policia në deklaratë për mediat

Shiste kokainë në një lokal në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari
















TE FUNDIT

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
3 Tetor, 2025

Persona të bllokuar nga reshjet e dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, Njësia Administrative Fierze, ndodhen në gjendje të...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
3 Tetor, 2025

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

Auto-Skicë
3 Tetor, 2025

Personi që u gjet i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, rezulton të jetë vrarë me armë zjarri. Policia...

Lexo më shumë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
3 Tetor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Bie në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com