Në tryezën me liderët e Ballkanit Perëndimor Rama u shpreh kritik ndaj BE-së kur tha se duhej të kishte qenë më serioze sa i takon integrimit rajonal.
“Paramendoni në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse do të ishte më serioze në integrimin rajonal dhe do të ishte më serioze me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur nisi procesi i Berlinit, që nis një herë në vit, një vit mes vendit dhe një ditë. Prandaj nisëm me Ballkanin e hapur. Atë që e bëmë ne, vendosëm agjendën krijimin e një tregu të vetëm. Derisa presim e nuk varet vetëm prej ne që BE nuk na aderon të adresohemi vetë ne, të gjithë thonë: Jo! Jo!”-tha Rama.