Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkimi i 4 ministrave, flet Rama: S’më detyroi Meta as PD

2017/03/12 at 5:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapet sondazhi për ministrat, cili është më i suksesshmi?!

RAMA DHE MINISTRAT NE BULEVARD - Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

 


Katër ministra të PS, përkatësisht, Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi nuk janë më pjesë e kabinetit ‘Rama’. Largimi i tyre është përforlur prej dy ditësh në media, por sot u konfirmuar zyrtarisht nga kreu i Qeverisë.

Në atë që e quan “komunikimi i javës në facebook”, Rama ka folur shkurt për ndryshimet në qeveri duke lavdëruar ministrat e saposhkarkuar. Por Rama nuk ka bërë të ditur se kush do të jenë pasuesit e tyre. Ai është kujdesur tu bëjë të ditur qytetarëve se nuk ka qenë Ilir Meta apo çadra e protestës së PD që e kanë detyruar të bëjë këto ndryshime në kabinet. Sipas Ramës, ministrat e shkarkuar do të jenë në krye të punëve gjatë fushatës elektorale.

Fjala e Ramës për shkarkimin e ministrave

“24 orët e fundit keni dëgjuar turlilloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Tani ua shpjegoj unë. Këto ndryshime nuk ka në asnjë lloj lidhje me lajmet që jepen nga zyra këtu poshtë zyrës sime (çadra e protestës). Nuk kanë lidhje as me deputetët e PD që zihen për figurantët që mbushin çadrën. S’kanë lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës.

Ndryshimet janë politike. Do të jenë 4 nga radhët e PS. Ndryshimet nuk nxiten nga puna, ata largohen me rezultatet më pozitive. Saimir Tahiri ka qenë kampioni ynë që i ndryshoi fytyrën policisë së shtetit. Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili e çoi përpara me përkushtim e me rezultate të lavdërueshme, stafetën e marrë nga Erion Veliaj në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë. Me tej me Ilir Beqajn i cili u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjeve të opozitës mbështetur e ushqyer nga lobistët e firmave farmaceutike që humbën pushtetin e tyre korruptiv mbi sistemin e shëndetësisë, ku pa asnjë diskutim ministri ka bërë ndryshime që 3 vjet e gjysëm më parë as nuk mund të mendoheshin. Në fund, por jo për nga rëndësia me Bledi Çuçin që udhëhoqi dhe koordinoi bashkë me Bashkim Finon, reformën historike administrative territoriale.

Së katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit Ilir Meta, i cili ka respektuar dhe ka mbështetur që ditën e parë rolin tim kushtetues si kryeministër në caktimin apo lirimin e ministrave pa asnjë dallim.

Së pesti ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë. Duke nisur nga Tirana, ku Saimir Tahiri është kryetari i partisë tonë dhe ambicja jonë është të ngrihemi mbi rëezultatin e fitores shembullore të 2013.

I bëj sot thirrje të gjithë socialistëve dhe mbështetësve të PS, të lidershipit, skuadrës të programit tonë të reformave të thella që bëjnë shtet të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Muzika le të vazhdojë karvani do të shkojë përpara”.

/Opinion.al

Etiketa: Ministraramashkarkime


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Kapet gomonia me mbi 1 ton drogë në Sazan

Kapet gomonia me mbi 1 ton drogë në Sazan

Vdekja e gruas shtatzënë, në hetim edhe mjekët e Kardiologjisë dhe Sanatoriumit

Foto që përloti internetin:  Reagimi i mjekut pasi vdiq pacienti i tij

A do të ketë një “efekt Trump” në zgjedhjet evropiane?

A do të ketë një "efekt Trump" në zgjedhjet evropiane?
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com