Ka qenë një nga batutat më të komentuara ajo e Kryeminsitrit Edi Rama se “kur të plakem do pleqëroj me Koçon në Vuno”. Por pas prishjes me Kokëdhimën, Rama duket se as në pleqëri nuk do pajtohet me të.
Ja si u përgjigj pyetjes në konferencën e sotme
Gazetarja e TV Klan: A vazhdoni të mendoni se do të pleqëroni me Koçon në Vuno?
Rama: Më beso ti je më e mirë se kaq. Ke mundësi të bësh pyetje më të mira edhe pse këtë e ke pyetjen e pestë për sot. Megjithatë ia lëmë këtij viti këtë mungesë shije….