Kryesore

Rama konferencë me donatorët në Turqi: Jam këtu për të kërkuar ndihmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:12 - 08/12/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pas takimit, Rama gjatë një Konference me donatorët i ka bërë thirrje për ndihmë Turqisë për përballuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Rama tha se Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm dhe se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pasi nuk braktisi një vëlla në nevojë.

 “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe  njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”-tha Rama./ Opinion.al

Pas