Në një takim elektoral të zhvilluar ditën e sotme në Dibër, kryeministri Edi Rama, nuk kurseu batutat me Belinda Ballukun, drejtuese politike e Partisë Socialiste në këtë qark.
Rama tha se Belinda përveçse është nënë dhe shoqe është “burri”më i fortë në qeveri duke e komplimentuar kështu Ballukun për punën e saj.
“Ky qark ka një avantazh tjetër, që ka Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është dhe grua, dhe nënë, dhe shoqe. Është kokëderre e madhe si person dhe e keni parë që sa shumë rri këtu me ju, jo tani, por që kur ka ardhur e deleguar. Sa herë ndodh që e kërkoj më thotë jam në Dibër dhe realisht kemi vendosmërinë bashkë me Belindën, bashkë me gjithë të tjerët që t’i japim një shtysë shumë të fortë këtij qarku,” – u shpreh Rama.