Kryeministri Rama ka komentuar përmes një statusi në Twitter letrën që Presidenti Meta i dërgoi drejtuesit të OSBE, Lajcak, për ta informuar për situatën zgjedhorë në Shqipëri.
Rama e cilëson Metën një ‘të lajthitur që bërtet pa ditur se çfarë flet’ dhe uron që letra mos ti ketë mbërritur kurrë Lajcak. /Opinion.al
Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2019