Kryeministri Edi Rama, ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se në këtë kohë krizash globale, është koha e duhur që individët të investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet.
“Në këtë kohë krizash globale dhe sfidash ekonomike të provokuara nga agresioni i Rusisë, është koha e duhur për investimet e individëve në bonot e thesarit dhe obligacionet.
Prandaj edhe Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet e saj për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve aksesin në këto investime. Këto investime janë me risk zero”, tha Rama.