Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për herë të parë se koalicioni me LSI tani mori goditjen, çarjen përfundimtare por tha ai krisja ka filluar në gusht 2016 me reformën në drejtësi. Asnjë parti nuk e ka dashur këtë parti, theksoi Rama.
Deklarata e tij gjatë mitingut në Paskuqan
“Nuk e ka dash asnjë parti tjetër reformën përveç PS-së. Ju keni deputet këtu Ulsi Manja që ua shpjegon me detaje se çfarë ka ndodh. Tani a doni ti rrasim prokurorët e korruptuar në burg apo doni që të luajnë balet me politikanët?
Mos na lini vetëm, po na dhatë fuqinë që të drejtojmë vetëm pa të tjerë në prehër që thonë mbaje se më shpëtoi se bëjmë dot reformën. Na e jepni atë shejtan vote. S’ka rëndësi a je i djathtë a i majtë. Lulin e Berishën mbani në zemër me mendje voto PS-në.
Luli është si shalqi me provë. U provua në Tiranë si kryetar bashkie dhe doli kungull. S’është në gjendje ai me e drejtu këtë vend. /Opinion.al