Te Fundit

Rama: Kisha në Dhermi garazh,  jo kishë katolike mbi të


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 31/08/15 |
b.f

 

TIRANE- Nuk do të ndërtohet një kishë katolike mbi gërmadhat e kishës ortodoske që u sshemb në Dhërmi. Kështu ka deklarua Kryeministri gjatë një konference për mediat zhvilluar sot në selinë qeritare.  “Në atë truall ka qenë një kishë që ka qenë djep për gjuhën shqipe, ka një spekulim të madh për fat të keq që ne paskemi prishur një kishë, ai ishte garazh”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai sqaroi se aty nuk do të ndërtohet një kishë katolike por një muze. Sdo të ndërtojmë aty një kishë katolike, por shëmbëlltyrën e kishës së vjetër, do te jete hapësirë ku do ekspozohet tradita shqiptare që ka marrë jetë në atë truall, historia e paralindjes që sot për sot e kemi të varrosur nën ato gërmadha”, u shpreh Kryeministri. Lidhur me mënyrën se si u prish kisha ortodokse, Rama tha se “nuk ka qenë kurrë veprim për të prishur një kishë, por për të respektuar historinë tonë të përbashkët, për ti dhënë shqiptarëve një tjetër gur të çmuar të një historie vërtet të mrekullueshme. Nuk ka as më të voglin dëshmi se në Dhërmi janë 39 kisha nëse duan edhe 40 nuk ka asnjë problem…Nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush.. Marrëdhëniet tona me kishën ortodokse do jenë shumë të mira, ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre që është keqpërdorur nga të tjerë. Kjo është një mundësi për ta bërë të qartë se hapësira për ushtrim besimi nga ortodokset është sovrane, asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë besim, ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë”,tha kryeministri.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas