Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kërkoi konferencë Serbi-Kosovë, Berisha: Ideja është dhënë në 2018 nga Beogradi

2023/06/27 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nuk u përgjigjën për fushatën, Berisha: Kanë filluar që sot shkarkimet nga puna

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj ndërkombëtarëve për zhvillimin e një konference pa afat kohor mes Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, ku të nënshkruhet marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se kërkesa e Edi Ramës për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç.

Kjo kërkesë, sipas Berishës, ka si qëllim përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.

“Rama flet si zëdhënës i Vuçiç.

Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE.

Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

Së pari është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.

Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit.

Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qendron:

së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Ëashingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për Neë York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij”-shkruan Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Emri/Goditi me tytën e pistoletës 37 vjeçarin në Tiranë, në pranga agresori

Emri/Goditi me tytën e pistoletës 37 vjeçarin në Tiranë, në pranga agresori

“Tallej me prerjen e kokave të njerëzve”/Burgoset shqiptari, pjesë e grupit terrorist

"Tallej me prerjen e kokave të njerëzve"/Burgoset shqiptari, pjesë e grupit terrorist

Përvëloi me ujë të nxehtë vajzën e saj, dënohet me burgim të përjetshëm e reja shqiptare

Përvëloi me ujë të nxehtë vajzën e saj, dënohet me burgim të përjetshëm e reja shqiptare

TE FUNDIT

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com