Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në Radhimë ditën e sotme me peshkatarët e vendit. Duke folur për peshkimin dhe problematikat e tij, Rama nuk ka harruar të kërkojë “drejtimin e timonit”, frazë e njohur kjo e kësaj fushate.
Por si për ironi, pas shpinës së Ramës shfaqet një varkë e cila mban emrin Basha. Ndonjëherë fati luan aq bukur sa kot nuk thonë, “rastësia mbret i botës”.