Kryesore

Rama kërcënon deputetët: Kush nuk jep gjithçka ka, do të hiqet nga lista


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:35 - 01/09/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Elbasan ka folur në lidhje për zgjedhjet e ardhshme. Teksa theksoi se kërkon një mandat të tretë, Rama ka paralajmëruar deputetët socialistë.

Kryeministri theksoi se të gjithë ata duhet të punojnë për të qenë në listën e PS për deputet. Rama kërcënoi  grupin aktual parlamentar se vendi i tyre nuk është i sigurt dhe nga sot janë kandidatë për deputetët në zgjedhjet e ardhshme dhe nëse nuk japin aq sa duhet nuk do të jenë në formacion.

“Nga sot deri kur të paraqitemi para qytetarëve ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni nga vetja, llogari. Unë ju njoh dhe e di shumë mirë që ju nuk i meritoni paragjykimet. Kush dhe si duhet ta godasë dhe si stereotipin e deputetit. Forca e shembullit alternativa e vetme, çdo gjë tjetër e përforcon. Shembujt ne i kemi në këtë grup parlamentar dhe fatkeqësisht nuk janë pak, por sërish nuk mjaftojnë.Nuk dyshoj se nëse do të votohej këtë të diel ne nuk do t’i fitonim zgjedhjet, por nuk besoj se do t’i fitonim të gjitha zemrat e atyre që na kanë votuar apo të atyre që nuk na kanë votuar, por nuk e kanë votuar dhe nuk e votojnë forcën kundërshtare. Këtë të diel ne do të merrnim më pak vota sa meritojmë, ndërsa ata do të merrnin më pak sa kanë marrë herën e fundit. Ne do të merrnim më pak vota sepse populli pret shumë më shumë nga ne dhe se populli nuk pret asgjë nga ata dhe ka të drejtë. Kur unë pres më shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni dikush që nuk ka as ngenë dhe as arsyen që të justifikojë mungesën e gjërave që pret apo të shohë të njëjtën vëmendje për të parë me lupë çfarë ne kemi bërë dhe të arsyetojë pse nuk bënim dot më shumë. Ne kemi mjaftueshëm kohë për të përmbushur pritshmëritë. Kemi mjaftueshëm kohë për ta ristartuar kompjuterit për procesin e rikrijimit të skuadrës fituese. Troç farë, deputetë jemi në sallën e kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi kandidatë për deputetë. Kush nuk do të japë jo thjesht gjithçka ka, por gjithçka duhet, nuk do të jenë në atë formacion e ardhshëm”, u shpreh Rama./ Opinion.al

Pas