TIRANË- Edi Rama është ulur përballë gazetarëve sot në atë që quhet konferenca e fundvitit. Po e nis me një lajm të mirë tha ai për ata që merren me transport të mallra Itali-Shqipëri.
“Qeveria italiane ka depozituar në Kuvend, vendimin për heqjen e taksës prej 500 eurosh që kamionistët shqiptarë detyroheshin të paguanin kur hynin në shtetin fqinj”.
Sipas tij eshtë bërë përpjekje e vazhdueshme per te hequr kete barre. “Unë kam pasur sot një komunikim me kryeministrin italian dhe kam marrë lajmin e gëzuar për kamionistët dhe për të gjithë atë komunitet”, tha Rama.