Në fjalën e tij sot në Dibër Edi Rama dha edhe një agrumet përsa i përket vendimit të Presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet. Për kryeministrin presidenti nuk mund ti shtyjë zgjedhjet që ka vendosur vetë pa marrë më parë një kërkesë nga partitë politike.
Ai solli si shembull rastin e vitit 2017 ku zgjedhjet u shtynë një javë dhe tregoi se si presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani kishte kërkuar nga ai dhe Basha, me një kërkesë zyrtare shtyrjen e zgjedhjeve.
“Dëgjoni tju jap një shembull për të kuptuar se cfarë ka ndodhur dhe se sa skandaloze është kjo. Në 2017 ne bëmë një marrëveshje, ku megjithëse u kërkua, dhe atëherë u kërkua nga të gjithë të huajt, të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë, që të shtyheshin zgjedhjet përtej afatit kushtetues, unë thashë jo. Gjithçka mund ta negociojmë, kushtetutën e Shqipërisë nuk mund ta negociojmë, se po i shtymë njëherë do i shtyjmë pastaj gjithmonë, se për fat të keq në gjithë këto vite, jemi mësuar me hilet përpara rregullave, dhe shembullin për të mësuar hilet përpara rregullave e kanë dhënë politikanët, kshu që dakort marrëveshje por nuk shtyhet përtej kufirit kushtetues, dhe në atë kohë kufiri kushtetues ishte një javë. Presidenti i asaj kohe, mund të themi çfarë të duam por në këtë rast kjo është e vërteta, Bujar Nishani e kërkoi me shkrim, e kërkoi me firmë, e kërkoi me vulë në një letër të përbashkët timen dhe Lulzim Bashës kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve. Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa pyetur më parë të tjerët” tha Rama. /Opinion.al