Aktualitet

Rama: Javën tjetër hapet gara për aeroportin e Sarandës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 20/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë për nënshkrimin e nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tregoi, se javën e ardhshme mund të hapet gara për aeroportin e Sarandës.

Rama iu është përgjigjur skeptikëve të cilët sipas tij thonë se Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte por për bukë. Kreu i qeverisë tha se shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, teksa theksoi se aeroportet edhe dy portet tregtare janë fabrikat më të mëdha të bukës për një vend.

Më tej, Rama tha se me Behgjet Pacollin, njeriun që qëndron pas ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ka folur edhe për të hapur në Shqipëri akademinë e aviacionit.

“Besoj që është vendi i duhur me njeriun e duhur, në kohën e duhur, për të bërë diçka fantastike për Shqipërinë dhe për të bërë një gjë që të realizojë ëndrrën e Behgjetit, që emri i tij të mbahet mend si një patriot i madh. Ai e ka pasur mundësinë të kalojë kohën me jahte, me sheikë, por, që të gjitha i vendosi në dispozicion të Kosovës, duke u përfshirë në një hapësirë si ajo e politikës shqiptare, që nuk është as dashamirëse për ato që hynë në të me motivin për të lënë gjurmë. Unë e di shumë mirë që Behgjeti ka pasur një ëndërr të vjetër të bënte diçka në Vlorë, madje, një herë më ka thënë që do kisha menduar dy herë a në Kosovë a në Vlorë me lind. Bac është në dorën tënde.

Aeroporti i Vlorës është një aset i ri për ekonominë shqiptare, ne do të hapim katër aeroporte. Mbase javën tjetër, do të lancojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që gara për Vlorën është mbyllur. Pista e Vlorës, janë të tilla që udhëtimet për në Nju Jork të jenë edhe nga Vlora. Unë s’i ndahem gjërave që them, sepse gjërat bëhen jo gjithmonë kur dëshiron sepse ka dhe faktorë të tjerë. Por “Fan Nolin” do e çojmë në SHBA. Në Shqipëri, numri i vizitorëve do të rritet shumë, sepse nuk janë vetëm këto porta, por do të jenë edhe dy porta të vogla, ai sportiv i Gjirokastrës dhe Korçës, që ndonëse të një niveli tjetër, janë mundësi të hysh. Po ashtu, do të ndërtojmë 4 porte.

Disa insistojnë që Shqipëria s’ka nevojë për porte, aeroporte, por për bukë. E para njëherë që shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, them nga uria, kurrë. Do të kemi dhe dy porte tregtare, ato janë fabrikat më të mëdha të bukës për një vend, në kuptimin metaforik të fjalës. Flitet për bukën e madhe të ekonomisë, Kroacia ka 4 mln banorë dhe ka 9 aeroporte, është fuqia e 7 turistike e botës. Një vend i vogël, i cili, megjithëse është një vend i bekuar se ka kurrsesi të plotë dhuratën që na ka bërë zoti.

Sepse Zoti Shqipërinë e ka bërë ditën e diel, që e ka pas pushim. Do të bëjmë të mundur që njerëzit këtu të kenë mundësi punësimi cilësor. Në aeroportin e Vlorës do të duhen njerëz nga shumë zanate, duhen njerëz të trajnuar. Prandaj kemi folur me bacën Behgjet për të krijuar në Shqipëri akademinë e aviacionit. Jemi sot në një moment që realisht Shqipëria është pas vuajtjes vjen lehtësimi.

Përtej pandemisë na është hapur një horizont i gjerë dhe na duhet vetëm të punojmë. Jam i lumtur bac që të jem këtu me ty dhe të shoh si investitor në vendin tënd. Jam i bindur që ti do e bësh këtë aeroport më të bukur se 3D që është. Do bëjmë që Shqipëria të mos e ulë asnjëherë kokën, por ta ngrejë lart e më lart”, u shpreh Rama./Opinion.al

 

Pas