Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Japim fonde për shkollat, të rinjtë punë nga shtëpia për kompanitë e huaja

2021/11/19 at 7:49 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë takimit me fëmijë të shkollave të ndryshme se në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar një fond i veçantë për grupe të caktuara nxënësish që ndërmarrin projekte të besuara.


Kreu i qeverisë tha se se një tjetër fond është parashikuar për bibliotekat në shkolla. Rama u ndal dhe tek teknologjia në shkolla, ku mori  shembullin e një të reje që jeton në zonat rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon për kompanitë në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia.

“Bibliotekat e shkollave tona në shkollat të ndërtuara pas tërmetit janë fantastike. Por janë të varfra. Kemi vendosur një fond të veçantë për pasurimin e tyre. Elementi tjetër është hapësira për zhvillimin e talenteve artistike që nga kultura, vallëzimi, teatri dhe me radhë. Ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla, bazuar te dëshira dhe një nivel të dytë, bazuar te seleksionimi. Kemi vendosur një fond të dispozicionin tuaj për klube të caktuara të krijuar në shkolla për zeje apo kulturë. Me këtë fond këto klube mund të marrin mbështetje. Ata që bëjnë një projekt të besueshëm mund të marrin mbështetje. Sa i përket rinisë dhe fëmijëve buxheti fillon të adresojë specifikisht disa çështje që janë të përditshmërisë suaj, qoftë në shkollë, qoftë edhe pas shkolle. Dua të përsëris atë që tha Bora si një vlerë të shtuar të kontributit të atyre prej jush ë kanë marrë pjesë në takime dhe atyre që nuk janë këtu sot të pranishëm. Në kanë ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe mbi të cilat mund të fillojmë të punojmë për angazhimet për kategorinë tuaj. Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve. Do fillojmë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të mësimit të informatikës. Jemi duke punuar të bëjmë gati një sistem të ri në laboratorët e informatikës duke iu vënë në dispozicion mësuesit më të mirë. Nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofrojë punë të mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike të më të rinjve. Është fjala për një gjuhë që do bashkojë nesër gjithë botën ndërkohë që sot bashkon shumë njerëz që punojnë në një treg që nuk ka kufi. Këtu kemi një prej tyre. Kam pasur fatin ta njoh në Durrës. Banon në zonën rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia. Të jemi të bindur që paguhet më shumë se mësuesit që ka në shkollë. Për ta bërë të ardhmen të tashme na duhet të bëhemi aleatët dhe partnerët tuaj hap pas hapi që të keni hapësirat dhe aftësitë për ta përvetësuar këtë gjuhë. Ka filluar një eksperiencë e parë që tregon që është e pafundme mundësia në këtë fushë por është edhe e destinuar të rritet. Qendra te arena kombëtare do zgjerohet te piramida. Ambicia është që brenda mandati të kemi qendra të tilla në çdo bashki. Këto qendra kryejnë një funksion të caktuar ndërsa pjesa tjetër janë kurse kodimi ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar në treg. Dihet që teknologjia, kompjuterat dhe mrrokullat që keni në duar janë pjesë e jetës së përditshme por nuk do harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me anët e tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart dhe sytë. Ato punë që kompjuterat nuk mund t’i bëjnë kurrë”, u shpreh Rama./ Opinion.al

Etiketa: fonderamashkollat


Ju sugjerojmë

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë
Aktualitet

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Para
Autoritetet amerikane ofrojnë doza përforcuese COVID-19 për të gjithë të rriturit

Autoritetet amerikane ofrojnë doza përforcuese COVID-19 për të gjithë të rriturit

Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare

Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare

Kur mund të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Kur mund të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi?
















TE FUNDIT

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë

Dyshohet për dy të mbytur në Vlorë
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur këtë të premte në Vlorë. Sipas asaj që mëson paraprakisht gazetarja Greta...

Lexo më shumë

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
11 Korrik, 2025

Në takimin që po mban në Vlorë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal përsëri tek Vlora, ku përmendi...

Lexo më shumë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
11 Korrik, 2025

Përfaqësuesja e 16-vjeçarëve të Shqipërisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e Divizionit C në Eurobasket. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elidon...

Lexo më shumë

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku ka humbur jetën një 58-vjecar. Mësohet se gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com