Aktualitet

Rama: Janë kallëzuar 18 kryetarë bashkie e komune edhe të PS. Asnjë para ligjit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 01/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin ndaj drejtësisë sa i përket problematikës së ndërtimeve pa leje.

Kreu i qeverisë foli me shifra dhe tha se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit. Rama tha se emrat e tyre janë çuar në prokurori.

Më tej kryeministri theksoi se dosjet e tyre i ka zënë myku dhe asnjë s’ka dalë para ligjit.

 “Meqë thonë nuk i sheh njeri, por inspektorati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkie e komunash, jo vetëm të palës tjetër por edhe të PS, 12 drejtorë urbanistike në bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoratit të mbrojtjes së territorit, 2 drejtor rajonal ALUIZNI, 4 anëtarë të këshillit të rregullimit të territorit. Janë këtu me emra dhe mbiemra. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë, të gjitha dosjet i ka zënë myku nëpër prokuroria.”-tha Rama./Opinion.al

Pas