Aktualitet

Rama: Ja sa do të jetë bonusi i fundvitit që do të përfitojnë pensionistët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 04/11/22 |
Opi Nion

Në një takim të zhvilluar në Tropojë, kryeministri Edi Rama, është shprehur se bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet në fillim të muajit dhjetor.

Kreu i qeverisë tha se ata do të përfitojnë si bonus këtë vit një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Më tej, Rama theksoi se me buxhetin e vitit 2023 qeveria ka garantuar që edhe vitin e ardhshëm do të mbështesë njerëzit, me rritje pagash e pensionesh, por sipas tij do të ketë mbështetje edhe për nënat me 2 e 3 fëmijë.

“Mbështetja për njerëzit, për ata që janë më nevojë në radhë të parë, dhe pastaj mbështetja për të gjithë sepse inflacioni i ka prekur të gjithë, dhe të gjithë kanë nevojë për mbështetje. Kemi rritur paga, disa më shumë e disa më pak. Pensionet janë indeksuar 2 herë, por ky është vit i veçantë nga barra për shkak të inflacionit të luftës. Pavarësisht vëshitirësive përsëri kemi garantuar që pensionistët në fillim të muajit dhjetorit do marrin edhe një bonus mbështetje prej 50 mijë lekësh.  Me buxhetin e ri kemi garantuar që edhe vitin e ardhshëm do mbështesim qoftë me rritje pagash e pensionesh, mbështetje për nëna me 2 e 3 fëmijë, edhe për të vazhduar të gjitha ato punë e investime që na sjellin më shumë të ardhura”, tha Rama.

Pas