Kryeministri Edi Rama duket se po e përcjell përmes TV gjithë protestën e studentëve. Teksa dëgjoi një studente që u shpreh “s’duam të lutemi”, Rama nga zyra e tij replikon në twitter, duke iu treguar edukatën studentëve. “Në cilën familje funksionin kjo logjikë”, shkruan ai, që nuk dialogohet, por thjesht kërkohet.