Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim ditën e djeshme në bizneset e vogla të Krujës, gjatë fushatës së tij elektorale.
Teksa prezantonte planin e PD, Berisha tha se do të ngrinin tavanin e biznesit ndërkohë që po fliste me biznesmenët.
Një prej biznesmenëve, ngreu kokën duke menduar se bëhej fjalë për tavanin e biznesit në të cilin ndodhej.
Ky moment komik është bërë viral në rrjete sociale.
“Do ngremë tavanin”, i thotë Berisha tregtarit krutan.
Ky i fundit me sytë nga tavani i tij, ia pret i habitur:
“Ça tavani…?!”
Dhe Berisha që e shpjegon në moment:
“Tavanin e biznesit…”.
Kjo video u përdor dhe nga kryeministri Edi Rama, duke i zëvendësuar fytyrën Berishës me një buf, teksa e shoqëroi me komentin:
“Kujdes dërrasat… e tavanit”.