Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Sarandës, ndërsa ka inspektuar punimet e ndërtimit të një rruge të re në këtë qytet.
I shqoqëruar nga kryetari i bashkisë Adrian Gurma si dhe nga deputetët të PS-së, mes tyre dhe Damian Gjiknuri. Rama nuk harroi të shkëmbente batuta me deputetin Gjiknuri.
Teksa kontrollonte punimet, kryeministri iu drejtuar Gjiknurit duke ti thënë; “Në rregull jemi për këtë rrugë Damian! Se më ke bërë për këtë rrugë sikur po bëjmë rrugën e Parajsës!”
Një rrugë e re turistike do të ndërtohet mbi qytetin e Sarandës, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e mbingakruar të sezonit veror.
Rama: Damian në rregull jemi për këtë rrugë Damian! Se më ke bërë për këtë rrugë sikur po bëjmë rrugën e Parajsës!
Gjiknuri: Vjen nga nevoja ndërtimi i kësaj rruge. Problemi më i madh që ka Saranda kjo është menaxhimi i fluksit në verë, dhe është një investim i mirëpritur.
Kryeministri Rama tha nga Saranda se sapo të kontraktojnë aeroportin e Vlorës do të hapin menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës.
‘Mesa duket do të kemi një fitues për Vlorën. Pasi janë paraqitur dy kompani, më në fund u ça ajo bllokada e COVID. Në momentin që ne do të kontraktojmë aeroportin e Vlorës do hapim menjëherë procesin për aeroportin e Sarandës. Është bërë projekti, por kemi qenë të kujdesshëm të presim një herë dhe do të energjizojë jashtëzakonisht shumë.’– tha Rama./ Opinion.al