Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar në Bazën Ajrore të Kuçovës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se Baza e Kuçovës po kthehet në një aset strategjik të NATO-s.
Ai shprehet se modernizimi i Forcave Ajrore, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare.
“Kuçovë – Në Bazën Ajrore Taktike të NATO-s që po zhvillohet si një aset strategjik i Aleancës Euroatlantike, me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, bazë materiale të nivelit të lartë dhe trajnime të cilësisë së parë.
Modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, të cilët tashmë shërbejnë edhe për misione civile në shërbim të kontrollit të territorit, mbetet një prioritet kyç për sigurinë kombëtare”, shkruan Rama.