Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Inceneratori është projekt në vazhdim, Tirana është një nga qytetet më të pastra

2022/09/17 at 12:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Edhe pse inceneratorët janë projektet ndër të akuzuara për vjedhjen e miliona eurove, kryeministri Edi Rama tha se projektet janë të pa përfunduara dhe se duan ende kohë deri në pëfundimin e plotë të tyre.


Sipas Ramës, trajtimi i mbetjeve ka vazhduar me të gjitha kushtet e higjienës sanitare, duke e bërë Tianën një nga qytetet më të pastra në Shqipëri.

Mes të tjerash ai sqaroi se çmimi për ton i Tiranës është më i ulëti në Europë e rajon dhe paguhet nga taksat e qytetarëve.

Edi Rama: Sa herë do më duhet ta shpjegoj? Megjithatë e kuptoj sepse ndërkohë që unë mund ta shpjegoj 5 herë, gënjeshtra përsëritet 500 herë, ndërkohë që ne mund ta shpjegojmë 50 herë, gënjeshtra përsëritet 5 milionë herë. Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës ku procesi fillon që nga mbledhja deri te trajtimi dhe pastaj në fund fare te transferimi në energji, i cili është një proces që nuk ka filluar, kjo është e vërtetë, por që nuk ka lidhje me atë që paguajme ne.

Si të ta shpjegoj, në çdo vend, çdo bashki, çdo subjekt për të evaduar mbetjet dhe për t’i çuar në një vend ku ato nuk qëndrojnë në një hapësirë ku digjen, lëshojnë tym, ku i merr lumi,  ku helmojnë dynjanë siç ishte deri dje, por ku ato trajtohen me të gjitha kriteret  e higjienës sanitare duhet të paguajnë dhe ka dy rrugë, o paguajnë qytetarët nga taksat e tyre, o subvencionon shteti. Çdo ton ka çmimin e tij. Çmimi për ton i Tiranës është çmimi absolutisht më i ulët i trajtimit të mbetjeve në Europë dhe në rajon, kjo është e vërteta. Arsyeja e bërjes së këtij partneriteti me afat të gjatë është pikërisht kjo. Mundësia për të balancuar nevojën që njerëzit të mos paguajnë koston reale, njësoj si te energjia, por njëkohësisht nevojën që kjo bashkësi njerëzish të mos helmohet.

Ça domethënë kjo, atje s’kishte incenerator sepse ai është një projekt  në vazhdim, nuk është një projekt i përfunduar, por ndërkohë në atë zonë mblidhen e përpunohen të gjitha mbetjet dhe nuk ka tym, zjarr e helme dhe nuk ka asgjë tjetër përveçse përpunimit të mbetjeve. Në momentin kur do  të ndërtohet impianti i transformimit të mbetjeve në energji, do të jetë hallka përfundimtare. Si nuk ka, çfarë nuk ka? A  ka shërbim, a s’ka shërbim? A ka mbledhje mbetjesh, a s’ka mbledhje mbetjesh? A është Tirana sot një nga qytetet më të pastra në Shqipëri, nuk diskutohet, por a e shikoni që të gjithë e vlerësojnë Tiranën për pastërtinë e saj, a ju kujtohet Tirana si  ka qenë që ecje mes plehrave? Po si ndodhi e gjitha kjo, ku shkojnë këto plehra? Po  ku shkonin më përpara, shkonin në të njëjtin vend, pastaj i gjithë Kombinati i zhytur në blozë mushkërish?  Ja pra. Po si u bë kjo, me se u bë kjo?

 Mos ngatërroni se çfarë ata individë në bashkëpunim me individë me pushtet kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme, gjë për të cilën procesi është në vijim dhe duhet të shkojë deri në  fund  me veprat. Veprat janë aty. Fakti është që qytetet kanë shpëtuar dhe kanë shpëtuar falë këtyre veprave. Sigurisht që koston për çfarë është bërë në mënyrë të paligjshme duhet ta paguajnë ata që e kanë bërë, por kjo nuk do të thotë që ne i kemi plehrat rrugëve, s’i kemi plehrat rrugëve.



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Futbollisti i Barcelonës tregon fëmijërinë e vështirë: Lypja në rrugë

Futbollisti i Barcelonës tregon fëmijërinë e vështirë: Lypja në rrugë

Protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa s’meritojnë rrogën që kanë

Protesta e pedagogëve dhe profesorëve, Rama: Disa s’meritojnë rrogën që kanë

Hetimi i ish-zyrtarit amerikan për lidhje me rusët, Berisha: Edhe Rama nën hetim nga FBI

Hetimi i ish-zyrtarit amerikan për lidhje me rusët, Berisha: Edhe Rama nën hetim nga FBI
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com