Kryesore

Rama: Ilir Meta u zgjedh president me votat e tij, ne e kemi shkarkuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 21/01/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit “live” me ndjekësit e tij në “Facebook”, ku i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shqiptarë.

I pyetur për Ilir Metën, Rama është shprehur se ai u zgjodh president me votat e tij pasi PS atëherë nuk i kishte votat për të zgjedhur presidentin.

Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij. Jo me votat tona, ne nuk kishim vota për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Se po t’i kishim votat sigurisht që nuk do zgjidhnim Ilir Metën. Por nuk i kishim votat. Dhe mes një të keqeje si ajo e zgjedhjes së Ilir Metës dhe një të keqeje shumë më të madhe si ajo e rifutje së vendit në një proces kautik. Ne zgjodhëm të keqen më të vogël. Dhe për më tepër me bindjen që t’i jepnim opozitës presidentin“,-tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri ka thënë se Ilir meta është president i shkarkuar dhe se pritet procedura e formalizimit të shkarkimit ose jo kalon nga Gjykata Kushtetuese.

Ne e kemi shkarkuar Ilir Metën, Parlamenti  e ka shkarkuar Ilir Metën me votim të fshehtë. Ilir meta është një president i shkarkuar nga Parlamenti. Por proceduara e formalizimit të shkarkimit ose jo të presidentit kalon nga Gjykata Kushtetuese. Janë të ndara pushtetet”,-u shpreh Rama./Opinion.al

Pas