Kryesore

Rama: Ilir Meta flet me një gjuhë që i shkon me viktimat e OFL


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 05/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga kuvendi presidentit Meta, pasi paralajmërimit që ky i fundit bëri sot lidhur me deputetët që do të votojnë ndryshimet zgjedhore.

Rama tha se gjuha që Meta përdor, mund t’i shkojë atij me viktimat e OFL, por jo me deputetët.

Duke folur gjithashtu për ndryshimet zgjedhore që prekin koalicionet, Rama tha: “Ne këtu sot do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive dhe i ashtuquajtur koalicion ku votat i merr njëri dhe ja kalon tjetrit pa pikë turpi. Çdokush që hyn në lista ka mundësi të zgjidhet por që të zgjidhet duhet të marr vota. Pa vota dhe me 100 vota nuk ka deputët. PS ka të drejtë të rendisë në listë të gjithë skuadrën e vet, nga portieri tek sulmuesi bashkë me rezervat. Çdo rezervë që merr vota futet në fushë dhe çdo lojëtar që është në fushë dhe nuk merr vota, del. Lista të hapura që nën formulën e hapjes ndjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion mbi komunitetet për të dalë e për t’u turrur si çakenj nëpër zona, t’i harroni ju, t’i harrojë kushdo tjetër t’i harrojë edhe Ilir Meta. Ilir Meta që del e flet në emër të Kushtetutës dhe shqiptarëve në një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së, por nuk i shkon me PS dhe poullin shqiptar. Që do afishuaka emrat e deputetëve dhe që secili do merrka edhe kosto personale? Nga kush, si? Në çfarë mënyre, me cilat mjete të dhunshme, apo me ato armët që do rrëmbeheshin në 2017?”.

Më herët, duke ju referuar presidenti, Rama tha se: “Shembullin më skandaloz e ka dhënë Presidenti i Republikës së Shqipërisë i cili si askush tjetër nuk ka kapacitetin moral mendor që të përmbahet të paktën në ditën kur ka një homolog për vizitë, nuk më kujtohet ta ketë bërë Saliu kur ka pasur ndonjë të huaj në krah të ketë përdorur fjalor shantazhues e depresiv për kundërshtarët”./Opinion.al

 

Pas