Kryesore

“Rama ik”, Këlliçi: Ta dëgjojë deri në Vlorë, ku ia ka mbathur sot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:51 - 07/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën e tij edhe para protestuesve, në podiumin e vendosur para Kryeministrisë.

Ai ftoi protestuesit të të thërrasin njëzëri, “Rama ik”. Këlliçi tha se kryeministri ia ka mbathur sot, duke e quajtur frikacak.

Për të gjithë ata që kishin shqetësim temperaturat e larta, që thonë jeni në verë e s’kemi mbështetës le ta dëgjojë Rama deri në Vlorë: “Rama ik”. Ju vini në Tiranë, ky ja mbath nga Tirana se i dhembin sytë kur ju sheh në shesh. Vetëm për të penguar sot kishte urdhëruar mësuesit të qëndrojnë në punë. Iku dhe mori e kërpudhën me vete. Një burrë shteti do qëndronte këtu ti dëgjonte në sy qytetarët e tij. Por ky iku se i tillë burrë është. “Shqipëria që duam”, e këtyre këtu ngjitur vrau Shqipërinë e shqiptarëve, Shqipërinë tuaj. Shqipëria e Edi Ramës, Belindës, Elisës, Çuçit, Agaçit, mund të jetë vërtetë e bukur, idilike, vjen aromë parfumi, francez, ka rroba italiane, shijen e restoranteve nga Dubai, ka adrenalinën e udhëtimeve të klasit të parë. Kjo Shqipëri e këtyre dhe njerëzve që rrethojnë nuk ka të sharë. Kjo botë e tyre erdhi në jetë, u rrit dhe po majmet çdo ditë mbi Shqipërinë e shumicës së shqiptarëve duke iu marr të gjitha pasuritë. Kjo bandë në pushtet, është banda e inceneratorëve dhe këtyre ndërtimeve. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë gati duke ju nxjerr sytë njëri-tjetrit nga aferat e pista ku kanë future duart. S’ka komitet ekspertësh dhe bord çmimesh, janë këta dy që e mbajnë peng Shqipërinë me paratë  inceneratorëve. Shqipëria e vërtet ka aromën e varfërisë, pasi të ardhurat e ulëta, pensionet e ndihmat s’dalin më për të marrë as gjysmën e ushqimeve bazike. Shqipëria ka pamjen e mundit të fermerëve që hedhin produktin, pamjen e shumicës që ka vështirësi të mbyllë muajin, të paguajë dritat e ujin. Ne e kemi shembullin para syve përditë”,-tha Këlliçi./Opinion.al

Pas