Kryeministri Edi Rama prezantoi sot pasdite atë që ai e quan, ‘platforma për bashkëqeverisjen me qytetarët’, e cila në fakt nuk është gjë tjetër veçse një portal online.
Gjatë fjalës së tij Ramës i ra në sy ndër të tjera mungesa e Saimir Tahirit.
“Ne kemi caktuar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit. Ai është Saimir Tahiri. Nuk e di, nuk e pashë sot këtu. Por ai ka një eksperiencë mjaft të madhe organizative’, u shpreh Rama.
Por në fakt Tahiri ishte i pranishëm në takim. Sidoqoftë kjo nuk e fsheh marrëdhënien e tendosur që ai ka me Ramën pas mospërfshirjes në kabinetin e ri qeveritar.