Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot në 20:45 kundër Moldavisë në “Air Albania”.
Prezent në stadium është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. I shoqëruar nga djali i vogël Zaho dhe bashkëshortja Linda Rama.
Të pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi.
Siç shihet edhe në foto, Zaho është i veshur me fanellën e Kombëtares.
Përkrah Ramës qëndron kreu i FSHF-së, Armando Duka dhe në rreshtin pas tyre ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me personalitete të tjera të qeverisë së futbollit në Shqipëri.
Sfida e natës së sotme është e vlefshme për grupin E kualifikues të Evropianit 2024.
Trajneri Sylvinho edhe në bazë të protokolleve të UEFA ka bërë përzgjedhjen e 23 futbollistëve ku do mbështetet në mbrëmjen e sotme. Këtë sfidë e gjykon holandezi Dennis Higler. /Opinion.al