Kryeministri Edi Rama që është duke marrë pjesë në Konferencën Ballkanike të partive socialiste europiane (PES) që mbahet në Tiranë tha se nuk dëshironte të komentonte zhvillimet e fundit në vend, gjyqin për protestuesit e Kukësit që po shoqërohet sërish me proteste për mbrojtjen e tyre.
Gazetarët i kërkuan drejpërdrejt një përgjigje për situatën aktuale duke e pyetur për akuzat e opozitës dhe blindimin e Tiranës me polici.
“Thjesht nuk i përgjigjem! Problemi im zgjidhja që duam ti japim atyre që janë sublekt i sistemit të pagesës. Kur jam me të huaj, me njerëz që kuptojnë vetëm anglisht unë nuk flas për opozitën e vendit tim”, deklaroi Rama.
http://www.dailymotion.com/video/x6hb3s1