Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama i premtoi nënës së 3 fëmijëve që do t’i siguronte punë. Nëna e tre fëmijëve mes mjerimit përjashtohet nga ndihma ekonomike

2018/02/19 at 2:14 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama i premtoi nënës së 3 fëmijëve që do t’i siguronte punë. Nëna e tre fëmijëve mes mjerimit përjashtohet nga ndihma ekonomike

Në korrik e vitit që kaloi, letra e Mikaelës, një vajze 7-vjeçare drejtuar kryeministrit Edi Rama, i përloti të gjithë. Vështirësi ekonomike, një nënë e sëmurë që luftonte çdo ditë për bukën e tre fëmijëve të saj, dhe mungesa e një çatie mbi kokë, ishte një realitet i dhimbshëm, që në atë kohë, solli edhe lajme të mira.


Kreu i qeverisë ju përgjigj letrës së Mikaelës, duke i dhënë lajmin se familja e saj përfitoi bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës, dhe sapo nëna të bëhej mirë, do t’i sigurohej edhe një punë. Por 8 muaj më pas, në sytë e Burbuqe Memushit, ka ende lot. Një nënë e divorcuar prej 5 vitesh, me tre engjëj të mbarë siç ajo thotë për fëmijët e saj, 7, 13 dhe 14 vjeç, që tashmë i është hequr edhe ndihma ekonomike. Është vetëm një vlerë minimale prej 4.500 lekësh, që gjatë vitit shkollor arrinte deri në 5 mijë lekë, “lëmoshë” të cilën shteti ja ka hequr nga duart.

Më 15 shkurt, Burbuqja është paraqitur pranë postës për të tërhequr paratë, por aty është njoftuar se është përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, pa ju dhënë asnjë sqarim më shumë mbi motivet pse.

“Më tej kam folur në telefon me punonjësen e Shërbimeve Sociale në Njësinë Bashkiake numër 2, dhe më tha që janë kanë hequr gjysmës së Shqipërisë. E pyes “përse ma kanë hequr, sepse unë jam familje që realisht kam nevojë?! Tha: “Kur ja kanë hequr të tjerëve do të mendonin ty”, rrëfen Burbuqe Memushi për Gazetën Express.

Çka e bën të trishtë ketë fakt, është indiferenca gjakftohtë e shtetit. Një nënë me tre fëmijë që mbijeton me këtë ndihmë, pa asnjë njoftim, përballet me faktin që krejt papritur do t’i dalë para fëmijëve të saj duarbosh!

“Kur mësova që s’ka dalë ndihma ekonomike, nuk kisha asnjë lekë me vete. Kam shkuar në këmbë tek posta, sepse nuk kisha as lekë për biletën e autobusit. Kur ngela atje thash si do ushqehen fëmijët, dhe u detyrova i kërkova lekë njerëzve. Është e vështirë të kthehesh në shtëpi, të kesh dy ditë pa bukë dhe pa pirë ujë, se dhe ujin jam e detyruar ta blej…Tek fëmijët ka ndikuar shumë keq, janë shumë të mërzitur, thonë si do na shkojë halli ne, janë shumë të dëshpëruar, madje kanë marrë edhe babain në telefon “o babi na ndihmo”, tregon ajo.

Por, jo thirrje nuk ka gjetur përgjigje. Babai i tyre edhe pse me vendim gjykate e ka të detyruar pensionin për fëmijët në vlerën e 19 mijë lekëve, nuk e ka paguar kurrë atë.

“Dosja është në përmbarimin e Gjirokastrës, ka një vit e ca, nuk është bërë urdhër ekzekutimi, pasi nuk merren dot lekët, sepse ai nuk ka asnjë pasuri, asnjë llogari bankare në emrin e tij”, tregon Burbuqja, e cila edhe në këtë rast, është e dorëzuar dhe pret që shteti të bëjë diçka për të vendosur të drejtën e fëmijëve të saj në vend. Dhe pritshmëritë e saj, përballë pengesave të shumta që ka kaluar në jetën e vështirë me të cilën është përballur, janë vetëm që fëmijëve t’i garantohet ushqimi.

“Të caktohet një pension që këta fëmijë mos të jenë në këtë gjendje, se këta fëmijë po traumatizohen. Unë luftoj çdo ditë, lufta më e madhe për mua është që ata të ushqehen dhe të kenë një strehë, të jenë mirë. Dua një siguri jetese që këta fëmijë të kenë bukën e gojës. Nëse i ati nuk e paguan, atëherë duhet të ndërhyjë shteti, ta paguajë shteti. Ka disa raste ekstreme që shteti vërtet duhet të vë dorë të kthejë sytë, janë engjëj të pafajshëm. Shteti duhet t’më japë një fije force, t’më thotë “shiko se jam dhe unë” që mos të shohin fëmijët një nënë në depresion, por një nënë të fortë. Kam shumë fëmijë të mbarë, jam shumë e bekuar me ata engjëj, për ata do bëja gjithçka”, shprehet Burbuqe Memushi e cila gjatë gjithë rrëfimit të saj, e ka të vështirë të mbajë lotët.

Kur e dëgjon të flasë për veten, për situatën e vështirë që kaloi edhe me shëndetin e saj, atë e sheh të fortë, por teksa përmend fëmijët, dhe sesi ka netë që i vë në gjumë me stomakun bosh, aty Burbuqja dorëzohet dhe shpërthen në lotë.

“Ka netë që hapin frigoriferin shohin që nuk ka gjë dhe flenë pa thënë asgjë. Ka pasur edhe tre ditë e tre netë që s’kemi ngrënë asnjë, dhe s’kemi pirë as ujë sepse uji është i pistë. Ose kam zier ujin e çezmës, ose kam gjetur pak miell dhe kam bërë kulaç. Jam në borxh 2 qind mijë lekë (të vjetra) tek dyqani i lagjes, që nga muaji nëntor. I kam marrë këto ushqime për 5 muaj pak e nga pak, me pikatore për të ngrënë fëmijët”,  tregon ajo.

Burbuqja ka një vit e gjysmë që nuk punon. Ajo ka bërë dy operacione, i fundit nga hernia dominale, dhe kujdesi që duhet të tregojë pas kësaj ndërhyrje është i madh. Ka komplikacione dhe probleme me trombozën dhe stomakun. Nga një nënë që punonte ditë e natë në luftë të përditshme për të siguruar mbijetesën e fëmijëve të saj, ajo tashmë e ka të pamundur të punojë kaq fort. Shëndeti i saj nuk ja lejon. Por duke parë në sy fëmijët e saj të vegjël që nënën e shohin si heroinën e tyre, Burbuqja ka tentuar të kërkojë edhe punë gjatë kohës së rehabilitimit shëndetësor, por nuk është pranuar për shkak se fiziku i saj ka qenë i dobët.

“Gjithmonë kam qenë në kërkim të një pune. Kam shkuar në zyrën e punës, por më kanë gjetur në vende jashtë Tiranë. Atje më kanë parë të dobët dhe nuk më kanë marrë në punë, për shitëse ose pastruese. Është shumë e rëndë. Ngrihem çdo ditë, s’më zë gjumi natën, shikoj një tabelë që kërkoj punëtore, por nuk më marrin. Vajza e vogël do ta shoqërosh nga shkolla në shtëpi në orarin që ajo përfundon mësimin. Dy vjetët e fundit janë shtypur fëmijë afër shkollës. Nuk e lë dot vetëm. Ajo edhe nuk shikon mirë nga sytë, është fëmijë i plogësht që gjithmonë ka qenë nën kujdesin tonë. Edhe fëmijët janë kujdesur gjithmonë për të voglën. Kur unë të punoj ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të kujdesen për njëri-tjetrin në çfarëdolloj situate sepse unë nuk kam asnjë njeri tjetër”, thotë nëna e tre fëmijëve.

Por në mes të kësaj historie të trishtë, ka edhe njerëz të mirë. Doktor Endri Shehu është një ndër ta.

“Për shpenzimet e operacionit më kanë ndihmuar shumë njerëz sepse unë nuk kam pasur asnjë mundësi as për veten as për fëmijët. Dy operacionet e para doktor Endri Shehu mi ka bërë falas, po i lindte gruaja dhe bëri operacionin tim. Erdhi më pa më kontrolloi më tha bëhu mirë por veten mos e mundo. Dhe më tha “ika se jam bërë me vajzë”.

Tezja e saj në Amerikë është gjithashtu engjëlli i tyre.

“Më ka ndihmuar tezja, ka punuar gjithë fundjavën vetëmpër fëmijët e mi,  pasi 45 mijë lekë ndihmë është e pamjaftueshme”.

Edhe pse e zhgënjyer dhe e lënë në baltë nga shteti, dhe nga vetë kryeministri Edi Rama që i premtoi kohë më parë se do t’i gjendej një vend pune, Burbuqja sërish shpreson se thirrjet e saj do të marrin përgjigje.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qiranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë”, shkruante kryeministri Rama.

“Shteti duhet të shikojë më shumë nënat si unë që luftojnë çdo ditë për mbijetesën e fëmijëve të tyre. Kam punuar ditë-natë pa fund, por në momentin që jam e sëmurë dhe nuk mund të çohem të shoh fëmijët e mi, shteti duhet të hedhë sytë nga ne, ti gjejë një strehë dhe ushqim fëmijëve të mi”

Pas letrës që vajza e saj Mikaela i shkruajti kryeministrit Edi Rama, (histori e publikuar nga TiranaToday), Bashkia e Tiranës i paguan bonusin e plotë të qirasë. Asaj ju shkyen borxhet e akumuluara në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe të Ujësjellësit. Por teksa me një dorë i dha, sot shteti e goditi familjen e saj duke e përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Së fundi qeveria shqiptare futi në vlerësim të gjitha familjet që përfitonin këtë ndihmë, ku u gjetën edhe abuzime, por siç kjo histori dëshmon, viktima janë bërë edhe familje në mjerim, njëjtë si historia e Burbuqe Memushit. Ditë më parë  zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri, tha se  familjet që nuk arritën të fitonin ndihmën duhet të aplikojnë në bashki, pasi 6 % e fondit është vënë në dispozicion të tyre.

Etiketa: leterndihme ekonomikepremtimrama


Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Para
A mund të shmangët Haxhinasto, kur përgjegjësia është e vartësve të tij?

Haxhinasto 1 orë në prokurori: Fola për përgjegjësine time si drejtues politik

Pas lajmit të ndarjes Luana dhe Krenari fotografohen në Tiranë, ja kush i shoqëron

Pas lajmit të ndarjes Luana dhe Krenari fotografohen në Tiranë, ja kush i shoqëron

VIDEO/ “Kjo është ngjarja më e dhimbshme që ka ndodhur në Shkodër”. Në vendin e aksidentit të tmerrshëm

VIDEO/ “Kjo është ngjarja më e dhimbshme që ka ndodhur në Shkodër”. Në vendin e aksidentit të tmerrshëm
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com