Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama i përgjigjet Patozit dhe reagon për listat e PD-së: Sala s’e bënte kurrë këtë skuadër 

2017/05/27 at 9:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i përgjigjet Patozit dhe reagon për listat e PD-së: Sala s’e bënte kurrë këtë skuadër 

Kryeministri Edi Rama ka marrë disa minuta nga koha e tij e ngarkuar në këto ditë fushate për t’ju përgjigjur Astrit Patozit në një replikë pa polemikë, sikurse e ka cilësuar ai. 

Rama ka bërë një shënim të gjatë në FB e tij, teksa i shkruan Patozit nisur nga fakti, që ky i fundit ka deklaruar gjatë ditës së sotme, që vetë Rama kishte parashikuar mospërfshirjen e tij në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Qershorit. 

Por në shënimin e tij, Rama nuk ka ngurruar të ironizojë liderin demokrata Basha.

Më poshtë shënimi i plotë: 

SHËNIMI I DITËS

Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.

Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. “Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!”

Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.

E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.

Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.

Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë.

Etiketa: berishapatoziramareplike

Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

17 Gusht, 2025 10:46 pm
Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
Bota

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

17 Gusht, 2025 10:28 pm
Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
Bota

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

17 Gusht, 2025 10:19 pm
Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Para
Video/ Babai i kandidates demokrate, takohet dhe lavdëron Edi Ramën: Je zemra e rinisë 

Video/ Babai i kandidates demokrate, takohet dhe lavdëron Edi Ramën: Je zemra e rinisë 

Kadri Veseli: Behxhet Pacolli është biznesmen i suksesshëm, por politikan i dështuar 

Kadri Veseli: Behxhet Pacolli është biznesmen i suksesshëm, por politikan i dështuar 

KQZ miraton me urgjencë listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit

KQZ anulon mbledhjen, listat e PD-së nuk plotësonin kushtet 

TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com