Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së dy deputetëve gjermanë të CDU/CSU, ku shprehshin se për zgjidhjen politike duhen të shtyhen zgjedhjet lokale.
Rama u është përgjigjur deputetëve të partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, duke thënë se zgjedhjet nuk shtyhen, pasi 30 qershori nuk është në dorën e kryeministrit.
LEXO EDHE: “Të shtyhet data e zgjedhjeve”, CDU/CSU thirrje politikës në Tiranë
“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruan Rama në Twitter.