Kryesore

Rama i përgjigjet Metës: Ka dalë nga shinat e funksionit të tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 20/10/20 |
Opi Nion

Pas përfundimit të takimit me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me deklaratat e bëra ditën e djeshme nga presidenti Ilir Meta, i cili e cilësoi qeverinë një organizatë kriminale.

Rama ka thënë se presidenti ka dalë komplet nga shinat e funksionit të tij, ndërsa shtoi se ai ka përshkallëzuar dhunën verbale

 “Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar. Nuk është hera e parë, por realisht është e turpshme dhe sëkëlldisëse që të kemi një individ në zyrën e Presidentit të Republikës që ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucionin në funksion të një force të degraduar, siç është partia prej të cilës vjen dhe drejt së cilës shkon, është vërtet për të ardhur keq”,- tha Rama./ Opinion.al

Pas