Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë drejtpërdrejt presidentit Ilir Meta, që nga dita e hënë e javës së kaluar ku ai ofroi një zgjidhje për krizën, duke propozuar zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale në 13 tetor.
“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin kur gabon. Ne nuk jemi mbledhur këtu të ndalojmë një kundërshtar. Si kundërshtar i kësaj shumice qeverisëse Ilir Meta nuk duhet ndaluar. Politikisht ai na i bën shumë më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit, sepse njerëzia e shohin tanimë krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së ilir Metës ndaj nesh. Është një armiqësi që synonte të hidhte në herë zgjedhjet që synonte marrjen peng të drejtësisë dhe çeljen e negociatave në BE”, tha Rama.
Kryeminsitri po ashtu ka komentuar dhe deklaratat e liderëve opozitarë se populli braktisi Ramën, duke mos dalë në votime.
“E kam thënë se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do rezultonte një vrimë në ujë, por ata do shpallnin fitoren. E Pastaj flasin për pjesëmarrjen, estradë hesapi, 7×7 baras 42”, tha Rama. / Opinion.al