Politikë

Rama i përgjigjet Bashës: Kjo opozitë nuk i duhet as dreqit jo më popullit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 12/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka deklaruar se opozita nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar kur nuk gjen forcë të bëhet bashkë me shumicën në këtë kohë.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur kështu akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili më herët deklaroi se shëndetësia është në kolaps.

“NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri dhe kreu i opozitës janë përplasur ashpër ditët e fundit mbi situatën e pandemisë. Basha është shprehur në mënyrë të përsëritur se gjendja e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID është shumë e rënduar dhe për këtë fajëson qeverinë e cila sipas tij nuk ka patur një plan për përballimin e situatës. Ai ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Rama për mosfinancim të shëndetësisë dhe menaxhim të keq të ekonomisë.

Por kryeministri Rama i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke i cilësuar dezinformim dhe shpifje. Ai ka publikuar video në spitalet ku trajtohen të sëmurët me COVID-19, ku tregohet se situata në spitale nuk është koatike por nën kontroll. Në një konferecë për mediat ditën e djeshme Rama tha gjithashtu se qeveria ka parashikuar në buxhetin e ri rritjen më të madhe në 30 vite të financimeve në Shëndetësi. /Opinion.al

Pas