Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës i cili tha se “peshku i madh” i megaoperacionit është Vangjush Dako.
Sipas tij, Basha e sulmon prokurorinë pasi ka vetë ccështje të hapura, të cilat i shkaktojnë dhimbje koke.
“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet #DerinëFund”, shkruan Rama në Twitter.
Lexo edhe: