Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm në Pogradec, i kërkoi kryetarëve të bashkive që të bënin një prezantim të punës në bashkitë që drejtonin, por duke iu kërkuar që të zbatonin minutazhin prej 6 minutash të vënë në dispozicion.
Por, menjëherë pasi kryetari i Bashkisë së Skraparit ka marrë fjalën, Rama e ka ndërprerë, pasi sipas kryeministrit nuk nisi me prezantim siç iu kërkua por me falënderime dhe nderime.
Rama i thotë kryebashkiakut se nëse vazhdohet me nderime iku një minutë nga koha e dhënë në dispozicion.
Diskutimi mes tyre:
Rama: 6 minuta në dispoicion për të patur përmbledhje sintetike asnjë minutë
Kryetari i Skraparit: I nderuar z.kryeministër, të nderuar minstra, kryetarë të PS…
Rama: Po fillove me këto ndërimet iku një minutë..
Përfaqësuesi i Skraparit: Jo por m.q.s jam i pari..
Rama: Me këto nderimet…