Aktualitet

Rama i kërkoi hetimin e Berishës, kreu i SPAK: Nuk ndihemi të intimiduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 12/05/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat pasi prezantoi raportin vjetor në KLP, kreu i SPAK, Arben Kraja, i pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha u përgjigj se nuk ka asnjë koment.

Kraja theksoi se nuk ndihen të intimiduar dhe se të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën.

Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?

Arben Kraja: Jo nuk kam

Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?

Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën.

Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?

Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk po bën presion mbi drejtësinë, ndërsa për Arben Krajën tha se nuk ka pse pret nga qeveria që të nisë hetimet për kundërshtarët politike. Rama deklaroi se kallëzimet për kundërshtarin nuk mund ti bëjë qeveria, por duhet vetë drejtësia të nisë punë.

Pas