Aktualitet

Rama i jep medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 25/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë, i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria dhe shqiptarët janë pro-amerikanë duke theksuar se ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me mikun dhe aleatin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk është hera e parë që ne mblidhemi për të nderuar dikë dhe ku ofrojmë shprehjen më të thellë të mirënjohjes duke iu dhënë medalje, por është hera e parë që personi që nderojmë është gjeneral, për mua mund të jetë hera e parë dhe e fundit që kam privilegjin të dekoroj një general. Gjenarali u tregua shumë i sjellshëm duke më thënë se ka marrë çdo yll e medalje që shteti amerikan mund t’i jepte dhe shtimi i një tjetër emblme në uniformën e tij është një moment i jashtëzakonshëm.”-tha Rama.

Më tej kryeministri theksoi: “Ky është edhe moment për të kremtuar dhe miqësinë më të çmuar, aleancën që ky vend ka pasur fatin të ketë. Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndjejnë një lloj kureshtje se si ndodh që Shqipëria dhe shqiptarët janë kaq pro-amerikanë. Jam i sigurtë që nëse disa prej tyre nuk janë të familjarizuar me historinë tonë, mund të ju dukemi budallenj, por jo. Ne mund të jemi gjithçka, por nuk jemi budallenj. Ne jemi të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik falë edhe një pjese tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie, e cila këtë vit shënon 100-vjetorin e saj, është 100 vjetori i marrëdhënieve shqiptare-amerikane”.

Pas