Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama i hakërrehet gazetares së “Euronews”: Jepini fund kësaj historie

2016/05/20 at 12:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i hakërrehet gazetares së “Euronews”: Jepini fund kësaj historie

Kryeministri, Edi Rama në një intervistë për “Euronews” ka deklaruar se, Shqipëria do të finalizojë brenda një kohe të shkurtër reformën në drejtësi që është dhe çelësi kyç në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Por, Rama flet për “vështirësi të mëdha”.


“Reforma nuk do të vonojë shumë. Kemi një vit e disa muaj që punojmë dhe tani po finalizohet. Është një reformë konstitucionale, një reformë fundamentale dhe një reformë që ndryshon plotësisht sistemin e drejtësisë. Dhe sigurisht që është shumë, shumë e vështirë”, shprehet Rama.

Kryeministri thekson se kjo reformë jo vetëm që do t’i hapë rrugën Shqipërisë për anëtarësimin në BE, por do t’i japë fund “historisë së Shqipërisë së korruptuar dhe të inkriminuar”. Gjatë intervistës pati momente debati mes gazetarës dhe Ramës pasi Kryeministri nuk i priti mirë disa nga pyetjen e saj.

Gazetarja: Nuk ka gjyqtar të korruptuar në Shqipëri?

Rama: Duhet t’i japim fund historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit  të korruptuar dhe të inkriminuar sepse është një steriotip që është krijuar ndër vite për të kriminalizuar lehtësisht këto vende.

Gazetarja: Sipas një raporti të anti-mafias italiane 1/3 e ekonomisë Shqiptare është e krimit…

Rama: Kjo është e neveritshme. Nuk ka pasur asnjë raport që të thotë se 1/3 e ekonomisë shqiptare është e trafikimit të qenieve njerëzore, e drogës, etj.

Gazetarja: Cilat janë shifrat tuaja? E mohoni faktin se ka trafikim droge, armësh, trafikim të femrave?

Rama: E mohoj kategorikisht dhe ju them se është plotësisht e gabuar që të flisni për trafik armësh nga Shqipëria.

Pyetja: Pra nuk ka asnjë problem Shqipëria me krimin? Çdo gjë është në rregull?

Rama: Pse duhet të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin? Nuk e kuptoj! Nuk ka ndonjë mendim më racional? Apo është nga ana gazetareske interesante për histori të tilla. Ju e përshkruani Shqipërinë si burim i së keqes në Evropë, por kjo nuk është e vërtetë.

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që thashë!

Rama: Është një vend që ndryshon çdo ditë, me probleme, me një të kaluar shumë, shumë të vështirë, më e vështira se e të gjitha vendeve komuniste sepse ka qenë e izoluar për 50 vite, jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në atë Lindore.

Gazetarja: Në fund një pyetje personale. Para se të hyni në politikë, keni qenë piktor. Duke u kthyer pas, nuk jeni penduar që keni lënë botën e artit?

Unë nuk pendohem kurrë për asgjë. Kisha plane të tjera, por tani jam këtu dhe kam marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e vendit tim dhe ky është një privilegj i madh, nderi më i madh që një njeri mund të ketë. Por në të njëjtën kohë unë nuk e kam ndalu punën si artist. Jam artist ashtu siç jam dhe Kryeministër.

Pikturoj gjatë takimeve, gjatë telefonatave, më ndihmon të fokusohem dhe siç e shihni kur nuk pikturoj gjatë intervistave nuk shkon gjithçka vaj./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
Kryesore

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

21 Qershor, 2026 1:36 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

21 Qershor, 2026 1:35 pm
Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
Aktualitet

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

21 Qershor, 2026 1:29 pm
Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
Bota

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

21 Qershor, 2026 11:51 am
Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar
Aktualitet

Ministria e Jashtme: Flamuri i Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar

21 Qershor, 2026 11:49 am
Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim
Bota

Përplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim

21 Qershor, 2026 11:26 am
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër
Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

21 Qershor, 2026 11:01 am
Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës

21 Qershor, 2026 9:03 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Para
Fotolajm/ Ja si ruhet kanabisi me kallashnikov në Shqipëri

Fotolajm/ Ja si ruhet kanabisi me kallashnikov në Shqipëri

Çifti kosovar s’ka turp fare, bën seks mes plazhit të Dhërmiut

Çifti kosovar s'ka turp fare, bën seks mes plazhit të Dhërmiut

Vorë/ Aksidentohet dhe merr flakë kamioni me 25 mijë litra alkool

Vorë/ Aksidentohet dhe merr flakë kamioni me 25 mijë litra alkool

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Rama i përgjigjet protestuesve: Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama zgjodhi personazhin e Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit për t’iu përgjigjur numrit të madh të...

Lexo më shumë

Mediat britanike: Keir Starmer pritet të dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
21 Qershor, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të njoftojë të hënën se do të japë dorëheqjen, pas presionit të madh nga deputetët...

Lexo më shumë

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit

Komuniteti Hebraik reagon pas përdhosjes së flamurit izraelit
21 Qershor, 2026

Komuniteti Hebraik Shqiptar ka dënuar sot aktin e grisjes dhe përdhosjes së flamurit të Ambasadës Izraelite duke e quajtur një...

Lexo më shumë

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli

Alarm në Francë nga vala e të nxehtit afrikan, ndalohen sportet dhe alkooli
21 Qershor, 2026

Ndalim i sporteve në natyrë dhe i shitjes së alkoolit në publik. Këto janë dy nga masat emergjente që Franca...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}