Një reagim institucional pas publikimit të 100 emrave nga kryeministri Edi Rama e të denoncuar nga qytetarët për shkelje dhe abuzime.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka liruar nga detyra mbrëmjen e sotme dy prokurorët Kol Hysenaj dhe Hysni Vata që ishin në listën e 30 emrave nga sistemi i drejtësisë.
Hysenaj është drejtues në prokurorinë e rrethit të Korçës, ndërsa Vata drejtues në prokurorinë e Laçit.