Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Historia e Pacollit, Luli i Vocërr që u bë bos i madh

2020/08/28 at 11:54 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Historia e Pacollit, Luli i Vocërr që u bë bos i madh

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një urim të gjatë Behgjet Pacollit, i cili ditën e sotme mbush 69-vjeç.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i referohet Pacollit si “Luli i Vocërr i Marecit që u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë atë një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare.”

Teksa shkruan se Pacolli është një njeri i rrallë,  Rama shprehet se ai është person special i cili mposhti varfërinë duke triumfuar me punë dhe sakrifica të mëdha.

Postimi i plotë

#EDHE100?

BEHGJET PACOLLI bën sot plot 69 vite të jetuara në një fluturim të vazhdueshëm, qëkur u dha krahëve e u shkëput nga “pista” e oborrit të shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme… nga Luganoja e pasanikëve të mbrojtur prej sekretit të vjetër bankar zviceran, në Moskën e klientëve pasanikë të pushtetit të dalë nga gryka e tankut mbi parlamentin e sovjetëve; nga zyra e Jelsinit në zyrën e Sllobos e nga Kremlini për firmosjen e kontratës së restaurimit, në Prishtinë për vendosjen e firmës mbi dokumentin e pavarësisë së Kosovës; nga Astanaja e kantiereve guliveriane të Sulltan Nazarbajevit, në Shën Tropenë e pushimeve luksoze të Brizhidë Bardosë e të qenve të saj të dashur; gjithnjë me ca ndalesa të befta e gjithnjë më të shpeshta në Shqipëri, nga koha kur këtu hante pula gurë e Bexheti donte t’i vinte Hotel “Dajtit” 5 yje në ballë, në kohën kur guri këtu hante pulat dhe Bexhetit ia morën Hotel “Dajtin” në mëngjes, pasi ia dhanë në darkë… e kështu deri sot e gjithë ditën, ai ndalet në Shqipëri, sa herë i duhet të prekë tokën e të shohë detin.

Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare. The sky is the limit, qielli është kufiri, do të ishte përkufizimi më i sigurtë për jetën e tij, që edhe do ta shpëtonte këdo që do të rrekej t’ia kornizonte historinë, qoftë nga detyrimi i pamundur për t’ia rrokur atë krejt dhe qoftë nga pamundësia për të mos gabuar në leximin e këtij personazhi sa tokësor e të vërtetë, po aq ajror e romanesk.

Çfarë historie fluturimi i tij nga krahët e vdekjes në morgun e akullt, ku e futën si trup të pajetë pas aksidentit të tmerrshëm apo rënia e tij pikiatë në dashurinë e llahtarisur me Anën dhe ringritja në fluturim për të ikur prej saj! Çfarë historie ngjitja e tij në Presidencën e Republikës së Kosovës dhe rënia prej asaj maje sa hap e mbyll sytë! Çfarë historie rishfaqja i tij në Marecin e braktisur nga të gjithë, për të ndërtuar shtëpitë e mëdha për krejt vëllazërinë dhe shpërngulja e kompanisë së tij në Kazakistan, për të ndërtuar një kryeqytet nga e para!

Nuk e di ç’do të kisha menduar për Bexhetin sikur të mos e kisha pasur fatin ta njoh, po me siguri do kisha gabuar, keq, siç gabojnë me sa kam parë ata që kujtojnë se ai është një pasanik si ca të tjerë, që mund të kyçet kollaj në kornizën klishe të biznesmenit politikan. Pa lidhje!

Bexhet Pacolli është një njeri shumë special dhe të gjitha ato që i kanë ndodhur, megjithë pasurinë e tij, janë si shtëpia e tij mbresëlënëse në Hajvali, me faltoren e bukur të nënës së vdekur ngjitur me banesën ku mungon ai vetë, Bexheti, djali harrakat që s’është në shtëpi po gjetkë, në një fluturim që vazhdon. Sepse as pasqyra e tij më besnike dhe as vlera e vet më e madhe s’është as ajo që ka, as ajo që bën, po është ai vetë, si njeri, të cilit ia uroj megjithë zemër të rrojë sa më gjatë, për veten, familjen, fëmijët e mrekullueshëm, e për këdo ka fatin ta njohë siç është, boll që të mos synojë ta kornizojë.  #TëRRALLË/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?
Bota

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

6 Janar, 2026 5:14 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Kosovë/ Vjosa Osmani nën hetim për pasurinë, Presidenca: Mirëpresim çdo verifikim

6 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pronave me 5%, ja kur hyn në fuqi

6 Janar, 2026 3:37 pm
Para
Ndërtimet në Tiranë/ U pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

Ndërtimet në Tiranë/ U pastruan 1.6 miliardë euro në 3 vjet

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Arrestohen babë e bir në Gjirokastër, dhunuan administratorin e Lazaratit

Përplasen me makina, plas sherri mes shoferëve në Shkodër

Po transportonte 5 emigrantë nga Bangladeshi, pranga të riut
















TE FUNDIT

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
6 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së...

Lexo më shumë

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
6 Janar, 2026

Mbi 800 banesa në Durrës kanë prezencë uji, ndërsa 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë. Këtë njoftuan ministri i Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
6 Janar, 2026

Autoriteti i Aviacionit Civil francez u ka kërkuar të hënën linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve deri vonë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com