Aktualitet

Rama: Heqim tarifat doganore me Kosovën, për produktet bujqësore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 19/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare ka vendosur të heqë tarifat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës për produktet bujqësore.

Këtë deklaratë Kryeministri Rama e bëri nga Xërxa e Kosovës, gjatë një vizite në fabrikën e miellit M&Sillosi.

Rama tha se do kishte dashur që kjo nismë të ishte dypalëshe, por qeveria e Kosovës ka kërkuar kohë.

“Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të të gjitha pengesave të kufirit. Do të heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi të bëhet bilaterale edhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë, por ne do ta bëjmë. S’ka kuptim t’i heqim për Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën”, u shpreh Rama.

“Vetëm skanimit nuk kemi c’i bëjmë, e kemi të trashëguar nga e shkuara”, tha Kryeministri./Opinion.al

Pas