Kryesia e PS-së është mbledhur sot dhe ka marrë vendim që të shkarkojë ish-deputetin Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.
Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Kryesia e PS-së për “Panorama.al”. Kokëdhima më parë ka mbajtur edhe postin e koordinatorit, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë.
Tashmë, ish-deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim. Për të zëvendësuar Kokëdhimën në postin e sekretarit të Reformës Strukturore është propozuar Stefan Çipa, zv/ministër i Brendsshëm dhe ish-kryetar i Bashkisë së Sarandës.
Kujtojme se Kokedhima kishte nisur takime ne bazen e PS-se dhe po flitej kohet e fundit per nje levizje te tij brenda PS-se.