Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Godina e vjetër e teatrit ishte “fëmija ilegal” dhe bastard i…

2020/05/21 at 2:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Godina e vjetër e teatrit ishte “fëmija ilegal” dhe bastard i…

Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama e konsideroi godinën e vjetër një “fëmija ilegal” dhe bastard i marrëdhënies mes autorit arkitekt italian dhe luftës fashiste.

Sipas Ramës ndërtesën nuk e ka njohur as vetë arkitekti italian dhe se për shkak të rrethanave të luftës projekti nuk përfundoi kurrë.

Po ashtu, kryeministri rrëfeu se kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës një delegacion që i propozonte se tek trualli i Teatrit të bëhej një Plazza Shopping me lokale e restorante pasi qeveria e PD kërkonte të bënte Teatrin e Ri tek Piramida, po ai nuk pranoi.

“Njëri mund të thotë, pse shkoni dhe i bini godinës së vjetër. Bota u ruan godinat e vjetra. Duhet një shpjegim. A e dini ju që ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi poetik të arkitektit italian që është shitur dhe në mediat dhe në zyrat e huaja nuk është rëzuar kush. Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vetë. Ai projekt filloi, siç duket por nuk mbaroi. Lufta filloi, tironsit me pus e me tarrac, e me mustaqe hijerënda, a e dinë që në kopshtet e Tiranës u mboll grurë. Sepse në atë kohë rendi autartik nga regjimi që u vendos dhe na i la plagët, shkurtoi fondet për t’ia kaluar luftës. Dhe thjeshtoi pa pjesëmarrjen dhe lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave. Dhe godina e projektit të Teatrit është fëmija bastard i një marrëdhënie mes autorit italian dhe autores që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin në parqet e Tiranës. U nis por mustaqet kanë një gjë. Duken por nuk dëgjojnë. U ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat e mëvonshme për t’u futur në monumentet e kulturës. Asnjë dokument ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Askush nuk e ka vënë. Nga ana tjetër mua më vjen jashtëzakonisht mirë që sidoqoftë, prap së prapë, kur bëhet fjalë për të më luftuar futen elementë si ngjyra, Teatri, dhe bëhet debat arti, që as ka qenë dhe as do jetë më. Kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur dhe llastiku u angazhua për të bërë Teatrin tek Piramida. Dhe kur unë si kryebashkiak prita një delegacion me kryesues një të afërm familjar të ish- kryeministrit , bashkë me një grup gjermanësh, dhe më paraqitën Plazza Shopping. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare, restorante, aty ku sot është pishina, por ajo pishinë në mes të Teatrit ka shërbyer për bretkosat që ishin të vetmet spektatore dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Bëheshin 2-3 kate. I thashë shumë bukur projekti, por do bëhet Teatri Kombëtar këtu. ”- tha Rama.

Ju sugjerojmë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
Rajoni

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

17 Gusht, 2025 10:46 pm
Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
Bota

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

17 Gusht, 2025 10:28 pm
Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
Bota

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

17 Gusht, 2025 10:19 pm
Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Para
Teatri, Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artist

Teatri, Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artist

Goditje ndaj KÇK, Rama: ILD të çojë pas hekurave gjyqtarë e prokurorë

Reflekton Rama: Teatrin do ta ndërtojmë siç ishte, por në vend tjetër

Ironia e Ramës, Kryemadhi: S’merrem me një bastard që mohon fëmijën e tij

Ironia e Ramës, Kryemadhi: S'merrem me një bastard që mohon fëmijën e tij

TE FUNDIT

Protestat, Vuçiç kërcënon studentët: S’do të lejojmë që bandat të sundojnë rrugët

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit
17 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sot një kërcënim drejt studentëve të revoltuar që me protesta po kundërshtojnë politikat...

Lexo më shumë

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?

Bolivianët drejt kutive të votimit,a mund të përfundoj sundimi i majtë 20-vjeçar?
17 Gusht, 2025

Bolivianët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhje që mund të shënojnë një kthesë të rëndësishme politike, duke i...

Lexo më shumë

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!

Zëdhënësja ruse sulmon Macronin: Ti po e tërheq Kievin drejt katastrofës!
17 Gusht, 2025

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj ashpër deklaratës së Presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili tha...

Lexo më shumë

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com