TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa shpjegon rritjen e gjobave tha se ne nuk vendosim gjoba për pensionistët që kalojnë në vijat e bardha, por për ata që i eksiton ngjyra e kuqe. Sipas kryeministrit, ata drejtues mjetesh që kalojnë semaforin me të kuqe me sa duket i eksiton kjo ngjyrë ndaj do të gjobiten me nga 250 mijë lekë sa herë kalojnë në kryqëzim me të ‘kuqen eksituese’.