Bukuritë natyrore të vendit tonë vijojnë të mbeten në fokusin e mediave të huaja.
Së fundmi, është revista e njohur amerikane “Aramco World” ajo që ka pasqyruar përmes fotove shkrimin për bukurinë e qytetit të Gjirokastrës.
Edhe kryeministri Edi Rama ka postuar këtë artikull në Facebook-un e tij.
Krahas artikullit, Rama shkruan:
“Gjirokastra pushton ballinën e numrit të fundit të revistës kulturore amerikane “Aramco Ëorld” me përshkrimet për qytetin e gurtë turistik, me magjepsjen nga muret e kështjellës, e deri te rrugicat e kalldrëmta në të cilat jehon isoja e këngës polifonike përmes portreteve të shkëputura nga Festivali Folklorik”.